E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fshehu gjarpërinj e breshka në pantallona

Administrata e Sigurisë së Transporteve në SHBA njoftoi se një burrë është përpjekur të futej në aeroplan, nga Miami për në Brazil, me qese najloni të mbushura me gjarpërinj ekzotik dhe breshka, të cilat i kishte fshehur në pantallona.

Zëdhënësi i Administratës, Jonathon Allen, ka thënë se burri është ndalur pasi kaloi skanerin e trupit në Aeroportin Ndërkombëtarë të Miamit, të enjten e kaluar. Zyrtarët e sigurisë gjetën qeset e najlonit të mbushura me shtatë gjarpërinj dhe tri breshka, të cilat ishin futur brenda pantallonave të pasagjerit.

Gazeta “The South Florida Sun Sentinel” raportoi se kafshët janë marrë nga Departamenti i Shtetit për Peshkim. Pasagjeri i paidentifikuar është arrestuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›