E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes 33-vjecari vdes ne minieren e kromit

Viktima e katert per vitin 2010 ne Kalimash. Situate kaotike ne shfrytezimin e galerive ne veri


Kerkimet per mineral kromi kane shkaktuar viktimen e radhes duke cuar ne kater numrin e tyre vetem gjate ketij viti. Nje person ka vdekur duke kerkuar mineral kromi ne nje galeri te braktisur te sektorit Kecel te ish-minieres se Kalimashit.


Burime te policise se Kukesit kane bere te ditur se dje pasdite ne nje galeri te braktisur ne ish minieren e Kalimashit si pasoje e shembjes se nje masivi shkembor ka humbur jeten shtetasi Alfred Muslia 33 vjec nga fshati Dukagjin i rrethit te Kukesit por me banim ne Tirane.


Viktima bashke me disa persona te tjere kane qene duke germuar ne nje galeri te braktisur per te nxjerre krom ku nje masiv shkembor pas shkeputjes ka zene poshte 33-vjecarin Alfred Muslia duke i shkaktuar plage te renda ne koke dhe pjese te ndryshme te trupit. I plagosuri eshte nxjerre nga shoket e tij dhe eshte nisur per ne spitalin e Kukesit por nuk ka mundur te mbijetoje pasi ka humbur jeten gjate rruges per ne spital.


Ne vendin e ngjarjes ka shkuar edhe nje grup hetimor i policise se Kukesit. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se vdekja e 33- vjecarit Muslia ka ardhur pasi masivi i dheut kishte reshqitur duke mbuluar viktimen dhe duke i shkaktuar atij plage te renda qe i kane shkaktuar me pas vdekjen.


Alfred Muslia baba i dy femijeve ishte me banim ne Tirane por ai gjendej ne Kukes prej dy javeve i detyruar te punonte ne minieren e braktisur nga gjendja e veshtire ekonomike. Shume banore me origjine nga Kukesi por qe banojne ne Tirane i jane rikthyer vendlindjes ne kerkim te nje pune ne zonat mineralmbajtese te Kukesit duke rrezikuar jeten ku prej tyre kane gjetur vdekjen.


Para kater muajsh gjeti vdekjen 35-vjecari Sefer Ademi banues ne Tirane me origjine nga Kukesi duke germuar ne nje zone
krommbajtese ne fshatin Surroj. Ndersa gjate ketij viti kane humbur jeten duke nxjerre krom ne galeri te braktisuara edhe Besi Jahelezi nga fshati Kam i Tropojes dhe Xhevdet Aliaj nga Zgjeci i rrethit te Hasit nderkohe qe numri i te plagosurve eshte me i madh.


Galerite e braktisura te minieres vazhdojne te jene ende jashte kontrollit megjithese miniera e Kalimashit ku gjeti vdekjen 33- vjecari eshte marre me koncension nga nje firme kinezo-turke.


Rritja e cmimit te mineralit te kromit ne burse por edhe varferia qe mbizoteron ne zonat krommbajtese ka joshur banoret vendas te zonave te rrezikojne duke germuar neper galerite e braktisura te minierave te mbyllura prej me shume se 19 vjetesh dhe ne siperfaqe ne zonat mineral mbajtese.


Por shfrytezimi i pakontrolluar i zonave mineral mbajtese ne rrethin e Kukesit ka shkaktuar viktima si pasoje e aksidenteve ne pune si dhe nga konfliktet ne mes banoreve per shfrytezimin e ketyre zonave.


Pas fillimit te kerkimeve per krom nga nje kompani kanadeze ne zonen krom mbajtese te Truallit te Surroit dhe Kalimashit dhjetera familje nga keto fshatra i jane sulur fushave te kromit duke germuar me kazma por edhe me lende plasese ne kerkim te mineralit. Nderkohe qe banore te fshatit Kalimash po shfrytezojne edhe galerite e ish-minieres se Kalimashit duke rrezikuar jeten.


Minerali i kromit grumbullohet nga fshataret dhe me pas u shitet firmave qe disponojne licensa per tregtine e kromit. Nderkaq Ministria e Ekonomise ka dhene nje numer rekord licensash per shfytezim qe arrijne ne rreth njeqind e pesedhjete.


Behet e ditur se edhe ne firmat e licensuara mungon kontrolli i sigurimit teknik ku galerite e shfrytezimit nuk i pershtaten kushteve teknike duke u bere kercenim serioz per jeten e punetoreve. Banore te komunave Surroj dhe Mamez por edhe Sherbimi Pyjor akuzojne Ministrine e Ekonomise se jane dhene leje shfrytezimi pa kriter ku nga


shfrytrezimi pa asnje lloj kriteri apo studimi i mineraleve po shkaterron mjedisin dhe pyjet. Nderkohe qe
banoret dhe zyrtaret vendore i kane kerkuar prefektit te qarkut qe te kerkoje ngritjen e nje Task-Force ashtu sic eshte vepruar ne Bulqize.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›