Gjykata Burg perjete per te fortin e Divjakes

Luan Fusha vrau vellezerit Bashuri dhe kusheririn e tyre Kokoneshi
I cilesuar ndryshe si I forti i Divjakes Luan Fusha eshte denuar sot me burgim te perjetshem. Vendimi eshte dhene nga gjykata e Apelit Vlore pas kerkeses se bere nga familjare te viktimave per te cilat akuzohet Fusha. Vendimi jepet pas nje serie seancash te shtyra nderkohe qe akuza eshte formuluar per tri vrasje dhe armembajtje pa leje.
Trupi gjykues nen drejtimin e kreut te Apelit Vlore Alma Licaj citoi se Luan Fusha denohet me burgim te perjetshem per vrasjen e tre personave per ekzekutimin e vellezerve Edmond dhe Dhimiter Bashuri si dhe kusheririn e tyre Armand Kokoneshi
ne 14 Gusht te vitit 1998 si dhe armbajtje pa leje akuza keto qe i dhane dhe denimin maksimal.
Ne seancen e sotme Fusha nuk ka qene prezent por moren pjese si zakonisht te afermit dhe familjare
te viktimave te cilet pas dhenies se vendimit kane falenderuar drejtesine per kete proces. I jam
mirenjohes Apelit te Vlores qe vendosi drejtesine per kete ceshtje te tejzgjatur- tha prindi i nje prej viktimave. Sot drejtesia na lehtesoi sadopak dhimbjen per te afermit tane- tha nje tjeter i aferm.
Luan Fusha i njohur edhe me pseudonimin Pishtari i akuzuar per vrasjen e tre personave por edhe perfshirje ne ngjarje te tjera te kryera ne vitet 1997-1998 u denua me 24 vjet nga gjykata e shkalles se pare Lushnje.
Sic edhe kane konkluduar proceset ndaj tij dyshohet se Fusha mban autoresine edhe te disa ngjarjeve te tjera te ndodhura ne Lushnje. Ai u vu ne pranga vetem ne vitin 2008 fale bashkepunimit me interpolin ku eshte kryer me pas edhe ekstradimi i tij.