Vrasja ne Berat shpallen ne kerkim dy vellezer

Ngjarja e rende pas disa mosmarreveshjesh te lindura gjate kohes kur ishin emigrante
BERAT- Policia e Beratit ka arritur te identifikoje autoret e ngjarjes se rende ndodhur ne qytetin e Beratit pasditen e se merkures ku humbi jeten 38-vjecari Avdyl Kondi dhe ngelen te plagosur kushuriri i tij Lefter Kondi dhe shoku i tyre Aurel Qerrja.
Burime zyrtare te policise se Qarkut te Beratit bejne me dije se jane shpallur ne kerkim vellezerit Bledar e Ermal Polovina pasi rezultojne te jene autore te dyshuar te ngjarjes se rende.
Sipas policise se Beratit vellezerit Ermal 31 vjec dhe Bledar 25 vjec lindur ne Berat dhe banues
ne Tirane akuzohen se ne bashkepunim me njeri tjetrin kane qelluar per vdekje mbi 38- vjecarin Kondi ndersa lane te plagosur me thike kushuririn e tij Lefter Kondi i cili ndodhet ne spitalin e qytetit nderkohe qe me arme zjarri eshte qelluar dhe ndaj Aurel Qerrja i cili ndodhet ne spitalin ushtarak ne Tirane ne
gjendje kritike per jeten.
Nga hetimet e kryera pas ngjarjes dhe marrjes ne pyetje te nje sere deshmitaresh ekspertet e policise mesuan se shkak i ketij konflikti jane bere vellezerit Polovina dhe 38-vjecari Aurel Qerrja qe mbeti i plagosur. Mes tyre mesohet se ka pasur nje konflikt te hershem gjate kohes qe ishin emigrante ne Belgjike dhe Hollande.
Vellezerit Polovina mesohet se pasditen e djeshme kishin mberritur ne qytetin e Beratit per tu takuar me Aurel Qerraj per te biseduar per nje problem qe ka pasur lidhje me kohen qe ata ishim emigrante disa vite me pare.
Qerrja mesohet se pasditen e djeshme kur dhe ndodhi ngjarja ndodhej ne lokalin e Avdyl Kondit ne lagjen 30 Vjetori. Ne kohen qe vellezerit Polovina kane therritur Qerren per tu sqaruar me ta ai mesohet se eshte larguar disa metra nga lokali.
Pronari i lokalit Kondi sapo ka pare shokun e tij Qerren qe eshte ngritur nga tavolina se bashku me djalin e tij te xhaxhait i kane shkuar nga pas. Mes Qerres dhe dy vellezerve Polovina mesohet se ka nisur menjehere sherri nderkohe qe Bledar Polovina ka qelluar me arme zjarri disa here ne drejtim te Qerres dhe shokut te tij Kondi nderkohe qe vellai tjeter Ermal ka qelluar me thike ne trup shtetasin Lefter Kondi.
Dy vellezerit qe kishin mberritur ne vendin e ngjarjes me nje mjet tip benz ngjyre gri me targa BR 4109 B jane larguar me shpejtesi duke e braktisur ate pas ngjarjes. Ekspertet e policise qe mberriten ne vendin e ngjarjes sekuestruan ne cilesine e proves materiale 12 gezhoja te kalibrit 09.mm dhe mjetin e lene nga autoret.
Dy vellezerit e identifikuar nga policia si autore te ngjarjes kater vite me pare ishin larguar nga ky qytet duke u vendosur ne Tirane. Ata tashme jane shpallur ne kerkim dhe do te perballen me veprat penale te vrasjes me dashje vrasje e mbetur ne tentative plagosje dhe armbajtje pa leje. Ngjarja e rende ndodhi pasditen e djeshme.