Fshehu pasurinë, MD-KLD-së: Të shkarkohet gjyqtari
Ministria e Drejtësisë ka depozituar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë një kërkesë për procedimin disiplinor dhe marrjen e masës “shkarkim nga detyra” të një gjyqtari pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
Në një njoftim të ministrisë së drejtësisë thuhet se kjo kërkesë vjen pas konstatimit të pasaktësive të dukshme në 4 pasuri të tij nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive.
Gjithashtu Ministria e drejtësisë thekson se ka përfunduar inspektimin e 46 zyrave të përmbaruesve gjyqësorë privatë dhe 7 zyrave noteriale ku pas shkeljeve të konstatuara ka filluar procedimin disiplinor për 7 përmbarues dhe 6 noterë në qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë dhe Lezhë.
Ndërkohë kjo është kërkesa e 9-të e Ministrisë së Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarëve të depozituar në KLD në vitin 2012.