E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Standard & Poor” zhvlerëson Spanjën

Kompania e vlerësimeve financiare, “Standard & Poor”, zhvlerësoi normën e kreditimit të Spanjës dhe paralajmëroi se në mungesë të shenjave të dukshme të përmirësimit, mund të ulë edhe më tej vlerësimin e saj.

Një zhvlerësim i normës do të thotë se ekonomia spanjolle tashmë është më e paqëndrueshme dhe kjo do të reflektohet me një shtrenjtim të huamarrjes për Madridin zyrtar në tregjet ndërkombëtare.

Tashmë, Spanja vlerësohet me normën BBB+ dhe ekspertët parashikojnë se mund të jetë e detyruar të marrë më shumë hua për të mbështetur sektorin bankar në vështirësi.

“Standard & Poor” gjithashtu parashikoi një recesion prej 1,5% të ekonomisë spanjolle gjatë 2012, duke kundërshtuar kështu vlerësimin e tij të mëparshëm për qëndrimin në stanjacion.

Aktualisht, Spanja është vendi i BE-së më i goditur nga papunësia, me 23% të popullsisë aktive dhe një në dy të rinj që nuk është në gjendje të sigurojë një punë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›