Krim brenda familjes në Mat, vëllai vret motrën

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në rrethin e Matit.
Vëllai ka qëlluar për vdekje me armë zjarri motrën e tij në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Mavesht të komunës Ulëz të Matit ku 40-vjeçari Marash Miza ka qëlluar me armë motrën e tij Shqipe Miza 27 vjeç e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes.