Meta në Senatin Amerikan takon Corker, diskutohen burimet natyrore në Shqipëri
TIRANË-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, (LSI), Ilir Meta ka vijuar takimet e radhës në SHBA. Meta takoi sot në Senatin Amerikan, senatorin Bob Corker, anëtar i Komisionit të Jashtëm. Biseda është përqëndruar mbi investimet amerikane në Shqipëri, kryesisht tek burimet natyrore në shtetin tonë.
Meta dhe Corker kanë ndarë qëndrimet e njëjta se duhen intensifikuar marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.
Meta siguroi Corker se Shqipëria është një vend i sigurt për investimet amerikane në Shqipëri, ndërsa të palët theksuan se, statusi kandidat do të inkurajonte investimet e huaja në Shqipëri.
(d.b/BalkanWeb)