Gjykata rrëzon kërkesën për gjykim të shkurtuar për Emiliano Shullazin
TIRANE - Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e avokatit mbrojtës të Emiliano Shullazit, për gjykim të shkurtuar të klientit të tij. Vendimi u komunikua nga gjyqtari Martin Deda, në seancën gjyqësore që përfundoi rreth mesditës. Emiliano Shullazi dhe shoku i tij Gilmando Dani akuzohen për armëmbajtje e moskallëzim krimi.
Përpara trupës gjykuese, Shullazi ka kundërshtuar se zotëronte armë në momentin e arrestimit, ndërkohë që miku i tij Gilmando Dani ka pranuar se e posedonte atë. Prokuroria ka kundërshtuar argumentet e paraqitura prej tyre.
Në fund të seancës është marrë vendimi për thirrjen në cilësinë e dëshmitarëve të policëve që kanë bërë arrestimin e tyre. Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani u arrestuan nëntor të vitit 2011 pranë parkut autobusëve, shume pranë vendit ku u vra Arjan Selimi, një tjetër personazh i njohur i botës së krimit.
Emri i Shullazit, personazh i njohur i kronikave të zeza është lakuar shumë kohët e fundit pasi tre ditë më parë është ekzekutuar në Tiranë, miku i tij i fëmijërisë Arlind Fuga.
Në vitin 2009, Shullazi ishte dënuar me 13 vite heqje lirie për trafikim të lëndëve narkotike ndërsa shumë vepra të tjera për të cilët ai akuzohej nuk u provuan.
(er.nu/BalkanWeb)