E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Fshesa” në Greqi, emigrantët kërkojnë mbrojtje

Operacionet e fundit të policisë greke për emigrantët e paligjshëm vetëm sa kanë hedhur benzinë në zjarr, thotë një shoqatë emigrantësh që punojnë në Greqi, që sipas tyre krimet për shkak të urrejtjes në këtë vend kanë parë rritje.
 

Xhavid Aslam, president i komunitetit pakistanez në Greqi tha se në tre vjet sulmet kundër emigrantëve janë shtuar si në numër ashtu edhe në egërsinë e treguar ndaj tyre. Sipas tij, vetëm gjatë muajit të fundi, 20 emigrantë të sulmuar me thika kanë përfunduar në spital.
 

"Njerëzit janë të frikësuar dhe tani ata nuk thonë asgjë për askënd. Është e tmerrshme, një situatë me të vërtetë e rëndë.Nëse policia nuk arreston njerëz që janë duke kryer krime, atëherë ata janë duke i mbështetur " tha Aslam.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se ka prova që tregojnë se sulmet kundër emigrantëve lidhen me grupe vigjilantësh lokalë dhe ato të Agimit të Artë, partia neonaziste që tashmë ka hyrë edhe në parlament.
 

Ndërkohë policia greke ende s`ka asnjë autor për vrasjen e një 19-vjeçari të dielën në qendër të Athinës nga një grup i armatosur me thika.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›