Plagosen me leve pas nje sherri arrestohen nga policia
Tirane
Policia ka vene ne pranga mbremjen e vone te 3 nentorit dy persona pasi dyshohet se kane goditur dy vete duke u shkaktuar fraktura ne trup. Te arrestuarit jane Alban Zhupani 39 vjec dhe Gentian Allguri 37 vjec te dy banore te Tiranes.
Burime policore thane per Shqip se dy te arrestuarit dyshohet te kene goditur per motive te dobeta ne rrugen Qemal Stafa ne kryeqytet dy persona te tjere. Dy te arrestuarit i kane goditur dy te tjeret me sende te forta duke u shkaktuar fraktura ne fytyre e trup. Sipas policise dokumentacioni i perpiluar ndaj te arrestuarve qe akuzohen per konsumim te veprave penale te plagosjes se lehte me dashje dhe demtime te tjera me dashje i eshte derguar per ndjekje te metejshme prokurorise.