E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Mejdani: Topi të kishte ndërhyrë. Opozita ti japë fund bojkotit

Ish- presidenti Rexhep Meidani kritikon presidentin aktual Bamir Topin per pasivitetin e tij ne situaten aktuale politike. Negociatat duhet te ishin nisur nga Bamir Topi pa pasur nevoje per thirrje nga Keshilli i Europes tha Meidani gjate nje aktiviteti ne universitetin Marin Barleti. “Duhet të ishte pjesë e kësaj zgjidhjeje dhe kohë me parë. Sidoqoftë, ai mund të japë kontribut relativisht pozitiv edhe në fazën aktuale sepse në gjykimin tim është një ngërç që duhet të zgjidhet. është një ngërç që nuk i shërben Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptare” tha Meidani.

Meidani shprehu edhe njehere rezervat e tij per rrugen qe zgjodhi
opozita per te kerkuar transparencen e zgjedhjeve. Ai i beri thirrje
lidershipit socialist te nderprese bojkotin.
“Jo e drejtë vendimmarrja e Partisë Socialiste për të bojkotuar që në
fillim parlamentin. Duhet të përfshihej në procesin parlamentar për të
realizuar pikësynimet kryesore në mënyrë të veçantë transparencën për
procesin zgjedhor” tha Meidani.

Presidenti Bamir Topi i ka bere thirrje disa here lidereve politike te
dialogojne por zeri i tij nuk eshte degjuar, deri kur Keshilli i Europes
ne rezoluten per Shqiperine keshilloi ne menyre te drejtperdrejte
organizimin e nje tryeze takimi nga presidenti.

Dorian Kodra

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›