Caceres drejt rikuperimit

Ish-mbrojtësi i Argjentinës, Fernando Caceres, është duke vazhduar rikuperimin, pasi për pak i shpëtoi vdekjes, kur ishte qëlluar në kokë në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar.
“Tani kam filluar të ec dhe mund të bëjë disa gjëra. Nganjëherë nuk mund të kuptoj se si kam vazhduar”, tha 40-vjeçari për radion Cadena Ser. Caceres ishte sulmuar në veturën e tij dhe kishte mbetur në komë. Ai ka humbur njërin sy, ndërsa plumbin e ka ende në kokë. Mjekët kanë thënë se ishte mrekulli se si ka shpëtuar.