E Diel, 1 Nëntor 2026

Ftesë shqiptarëve për pjesëmarrje ne festivalin e filmit "Dokufest"

Shkurtimi i rrugës më Kosovën, ndihmoi që një grup artistësh nga Prizreni të vijnë në Shqipëri dhe të ftojnë të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në festivalin e përvitshëm që bëhet në qytetitin kosovar ku do të prezantohen filmat më të mirë. Specailistja e marrëdhënieve me publikun e Dokufest, Valbona Shujaku ftoi të gjithë bashkëkombasit shqiptarë që të marrin pjesë në këtë eveniment i cili ka si qëllim që të nxjrrrë në pah jetën artistike të të dyja vendeve.
Nga ana tjetër selektori i filmave pranë Dokufest, Samir Karahoda, sqaroi se në prezantimet e filmave ndërkombëtarë, një nga ata do të jetë produksion shqiptar. Evenimenti do të zgjatë 7 ditë, nga data 3 deri në 9 gusht, dhe do të zhvillohen disa lloje garash.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›