Mitchell/ Në Jeruzalem, për bisedime izraelito-palesineze
I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchell, i cili po përpiqet të rifillojë procesin për bisedimet e paqes ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, vazhdon vizitën e tij në rajon, dhe është takuar me zyrtarë të lartë të të dy vendeve. Gjatë një takimi me presidentin izraelit Shimon Peres në Jeruzalem, Mitchell tha se presidenti amerikan, Barak Obama, i ka kërkuar Palestinës që të zgjerojë dhe të përmirësojë forcat e sigurisë dhe t'i shmanget situatave konfliktuale, deklaratave apo fjalëve të papërshtatshme, që mund ta vështirësojnë procesin e rifillimit të bisedimeve. Gjithashtu Mitchell i bëri thirrje Izraelit që të krijojë lehtësira ekonomike për palestinezët dhe të trajtojë me hollësisht edhe çështjen e Bregut Perëndimor. Peres u dakordua me mendimin se paqja në rajon duhet të jetë objektivi i vetëm për të gjitha vendet fqinje, por ai tha se bisedimet duhet të zhvillohen pa ndonjë lidhje ... sepse lidhjet apo krijimi i grupimeve do të thotë që të vendoset veto për njërën nga palët. Kjo nuk duhet të ndodhë", tha Peres. Ndërsa Mitchell vijon turin e takimeve të tij, qindra të rinj hebrej, shumica prej të cilëve adoleshenteë, kanë ngritur disa struktura penguese në 11 pika përgjatë Bregut Perëndimor, duke protestuar ndaj politikave amerikane. Thirrja e Obamës, në akordim me planin e paqes "road map" 2003, për të ndaluar zgjerimin e vendbanimeve hebreje në tokat e pushtuara arabe dhe në Jeruzalemin lindor, ka hasur në rezistencë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, dhe ka krijuar çarjen më serioze të marrëdhenieve ndërmjet SHBAS-së dhe Izraelit. Gjatë protestave , janë hedhur parrula të tilla si ''Obama! Ti nuk mundesh! Toka e biblës i përket njerëzve të biblës " etj. Gjatë ditës së hënë, Mitchell udhëtoi për në qytetin Ramallah në West Bank, ku ka zhvilluar takime me kryeministrin palestinez Salam Fayyad dhe presidentin palestinez Mahmoud Abbas.