E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fuele për vizitë dyditore në Kosovë

Komisonari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Stefan Fuele, arrin sot pasdite për një vizitë dyditore në Kosovë.

Fuele do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi, si dhe do të marrë pjesë në përurimin e ndërtesës së re të Ministrisë së Brendshme.

Ndërsa nesër, Fuele do të vizitojë Mitrovicën, ku pritet të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh, përfshirë nisjen e programit "Tempus" dhe përurimin e punimeve për qendrën e biznesit në Zveçan, e cila do të financohet nga BE-ja.

Komisionari Fuele, gjithashtu do të mbajë dhe një fjalim në Universitetin e Mitrovicës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›