Presidenti Sejdiu nis vizitën zyrtare në Gjermani

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e filloi sot vizitën zyrtare në Gjermani, ku u takua me presidentin e Gjermanisë, Horst Kohler, kryetarin e Kuvendit, Norbert Lammert.
Po sot, Presidenti Sejdiu do të takohet edhe me kancelaren Angela Merkel, ministrin e Punëve të Jashtme, Guido Westerwelle dhe me autoritete të tjera të larta të Gjermanisë.
Gjatë vizitës, përveç Zonjës së Parë, presidentin Sejdiu janë duke e shoqëruar edhe ministri i Jashtëm, Skender Hyseni, ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala, ministri i Tregtisë dhe i Industrisë, Lutfi Zharku si dhe bashkëpunëtorët e Presidentit.