E Diel, 1 Nëntor 2026

Fuere: Koha jo në favor të Maqedonisë

Ambasadori evropian Ervan Fuere për herë të parë ka dhënë sinjale të qarta duke kërkuar llogari nga autoritetet shtetërore maqedonase lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit.
Fuere ka dhënë ultimatum për autoritetet shtetërore të Maqedonisë lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit.
"Duhet të themi se koha nuk është në favor të Maqedonisë dhe prandaj sa më shpejt duhet të gjendet një zgjidhje për emrin që të shmanget edhe shqetësimi" theksoi Fuere.
Gjithashtu kjo periudhë do të jetë shumë i rëndësishëm për të arritur një koncensus midis të gjitha forcave politike", ka theksuar ambasadori i BE-së, Ervan Fuere. Ai ka shtuar se nuk ka hapësirë për të manovruar për zgjidhjen e kontestit, përkundrazi sipas tij, duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për t'i dhënë fund këtij problemi dekadash.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›