E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali/ Kryeministri Berluskoni dërgon mesazh për mbështetësit e tij

Kryeministri italian Silvio Berluskoni ka dërguar mesazhin e tij të parë për mbështetësit pas incidentit të së dielës në mbrëmje. Berluskoni e përcolli mesazhin e tij në një qëndrim në uebsajtin e partisë së tij, Populli i Lirisë. Aleatët e kryeministrit italian thonë se kavaljeri i papërmbajtshëm është tronditur keq dhe në një moment që po vizitohej nga një prift e ka pyetur: "Përse më urrejnë deri në këtë pikë?". Por Berluskoni u tregua i guximshëm në mesazhin e parë publik për italianët, që kur u shtrua në spital. "I përsëris gjithësecilit që të qëndrojnë të qetë dhe të kenë besim", shprehet Berluskoni në mesazhin e tij në uebsajt për mbështetësit. "Dashuria fiton gjithnjë mbi xhelozinë dhe urrejten", vazhdon mesazhi. Aleatët e tij kanë cilësuar fajtore për sulmin 'klimën e urrejtjes' që është krijuar në Itali. Analistët thonë se imazhet e gjakosura të Berluskonit do ta ndihmojnë këtë të fundit për të rritur kreditet në politikë, në një kohë kur popullariteti i tij kishtë nisur të merrte tatëpjetën pas problemeve me gjyqet dhe skandaleve seksuale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›