Pakistan/ Bombë pranë shtëpisë në politikanit, të paktën 20 të vdekur
Të paktën 20 persona janë vrarë dhe rreth pesëdhjetë të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm me autobombë në qytetin qëndror të Dera Gazi Kanit në Pakistan. Shpërthimi ndodhi në një treg në afërsi të një shtëpie të një politikani,i cili mendohet se ishte dhe objekt i sulmit. Shtëpia është shkatëruar,disa ndërtesa janë rrëzuar dhe ka njerëz që kanë mbetur nëpër gërmadha. Sulmi ka ndodhur në afërsi të rajonit, ku ushtria ka ndërmarrë një ofensivë të madhe kundër kryengritësve talebanë. Sipas mediave ndërkombëtare, ekziston një frikë e madhe se militantët kanë shpëtuuar dhe janë vendosur nëpër qytete për të vazhduar sulmet e tyre. Militantët talebanë kanë vrarë qindra persona me anë të sulmeve me bomba, që nga muaji tetor në Vaziristanin Jugor. Ushtria ka qeverisur për më shumë se 62 vjet në historinë e Pakistanit dhe asnjë qeveri civile nuk ka shërbyer dot në një mandate të plotë. Ushtria e plotfuqishme është parë si institucioni më i aftë në gjendje për të bashkuar gjatë krizave Pakistanin e trazuar politikisht.