Klima, Ban Ki Moon shprehet optimist për marrëveshje në Kopenhagen
Udhëheqësit botërorë mblidhen në kryeqytetin danez, Kopenhagen teksa vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar nga disfata bisedimet.
Ndërkohë në një intervistë për BBC-në Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, tha se kishte shpresë që delegatët do t'i linin mënjanë dallimet dhe të bënin përparim të vërtetë në takim.
"Jam optimist që në Kopenhagen mund të jetë një sukses dhe të ketë një marrëveshje të pranuar, një marrëveshje të drejtë, të qartë e që do të jetë një traktat i detyrueshëm nga ana ligjore, sa më shpejt të jetë e mundur në 2010" theksoi Ban Ki Moon
Sipas tij kjo marrëveshje do të mbulojë të gjitha elementet që po shqyrtohen dhe që do të na çojë drejt rrugës për zvogëlimin e temperaturave globale brenda 2 gradëve.
"Një reagim i shumicës së udhëheqësve botërorë sinjalizon se ka një angazhim politik dhe vullnet për të vulosur një marrëveshje në Kopenhagë," tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.
Zoti Ban theksoi që udhëheqësit botërorë nevojitet të prezantojnë më shumë propozime ambicioze me qëllim që të ulin ngrohjen globale.