E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, makina e grabitur përfundon në catinë e një shtëpie

GJIROKASTËR- Dy adoleshentë tentojnë të vjedhin një mjet, por diktohen nga policia dhe përfundojnë në catinë e një shtëpie. Ka qënë pronari i automjetit tip benz me targa Gjirokastre 56 63 A, që ka sinjalizuar policinë për vjedhjen e tij.

Ndërsa policia është vënë menjëherë në ndjekje të grabitësve, duke ngritur disa postblloqe në qytet dhe jashtë tij.

Duke iu referuar tre rasteve të vjedhjes së automjeteve, në dy ditët e fundit policia e qytetit të gurtë ka shtuar masat e kontrolleve.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se dy adoleshentët përkatësisht të moshës 14 dhe 15-vjec, nxënës të një shkolle 9-vjecare në qytet janë autorë edhe të vjedhjeve të tjera.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›