E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmet, 12-vjecarivetëvritet aksidentalishtme armën e të atit

PËRMET- Një 12-vjecar është vetëvrarë teksa luante me armën e të atit. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 15:00në fshatin Varibodë të Përmetit, ndërsa mësohet se pas të shtenave të armës, fëmija ka gjetur menjëherë vdekjen. Sipas të dhënave paraprake, djali ka qënë duke kullotur bagëtinë së bashku me të atin nw malin Dhembel të këtij fshati të largët të komunës Deshnicë. 

Viktima me inicialet V. O mësohet se ishte duke luajtur me ciften e të atit, ndërsa ajo është shkrepur aksidentalisht, deklarojnë burimet policore. I mituri ka marrë plagë të rënda në fyt, cka i ka shkaktuar edhe vdékjen e menjëhershme

Menjëherë drejt vendngjarjes u nisën forcat e policisë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›