‘Gjinari 2010’ stërvitjepër evitimin dheshuarjen e zjarreve
ELBASAN- Evitimi dhe shuarja në kohë e zjarreve pyjore dhe në kullota ka qenë në fokusin e një stërvitje organizuar në komunën Gjinar, rreth 24 kilometra larg qytetit të Elbasanit.
Improvizimi në vendin e quajtur Fusha e Kuqe organizuar nga Brigada e Mbështetjes Rajonale në bashkëpunim me repartin e zjarrfikëses dhe komunitetit, u prezantoi të pranishmëve punë që kryhet në sharjen e zjarreve në një kohë të shkurtër.
Sipas ministrit të Mbrojtjes, forcat e ushtrisë duhet të jenë të përgatitura për cdo rast emergjence civile.
“Forcat e armatosura duhet të jenë të përgatitura në veçanti për të realizuar detyrën e tyre në kuadrin e emergjencave civile , jo vetëm për zjarrin por edhe për tërmetet, përmbytjet, borën, për cdo lloj fatkeqësie që mund të shkaktohet nga natyra apo nga njeriu.” u shpreh ministri Imami.
Të pranishmit i dhanë rëndësi konceptimit dhe hartimit të skenarëve të detajuara të të gjitha operacioneve, rishikimit të masave për bashkëpunim dhe koordinimit të strukturave vendore e qendrore në qarqe e komuna si dhe identifikimin e kapaciteteve operacionale të strukturave ushtarake për cdo lloj operacioni.
(e.n/news24/BalkanWeb)