Gjykata e rrethit Mat hap zyrën për informimin e publikut
Tashmë gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat do të ketë edhe zyrën për Informimin e Publikut. Në ceremoni e hapjes së kësaj zyre kanë marrë pjesë Drejtori i Misionit të USAID-it për Shqipërinë, Xhozef C. Uilliams dhe Kryetari i Gjykatës, Artan Cupi. Zyra për Informimin e Publikut do të përmirësojë aksesin e informacionit për qytetarët, do të rrisë transparencën për procedurat gjyqësore, si dhe do të rrisë besimin për gjykatën dhe sistemin gjyqësor në Shqipëri.
"Ndërhyrje të tilla, ndonëse relativisht të vogla janë ato që sjellin një ndryshim të vërtetë si në përvojën aktuale të publikut, ashtu edhe në perceptimin për gjyqësorin," tha z. Uilliams.
Përveç ngritjes së kësaj zyre, USAID-i ka oforuar trajnime për daktilografim të shpejtë për sekretaret e gjykatës, në mënyrë që të përmirësojë cilësinë dhe saktësinë e procesverbaleve të sesioneve. Për të përmirësuar transparencën dhe për ta ndihmuar gjykatën në planifikimin e raportimin e saj financiar, USAID-i i ka ofruar gjykatës një program kompjuterik financiar, si dhe ka trajnuar financierin e gjykatës për përdorimin e tij. USAID-i ka blerë dhe ka instaluar një bibliotekë elektronike (një CD-ROM që përmban legjislacionin dhe vendime të rëndësishme të Gjykatës Konstitucionale dhe të Gjykatës së Lartë) për secilin gjykatës dhe i ka trajnuar ata në kërkimin ligjor, në të arsyetuarit dhe të shkruarit me qëllim përmirësimin e aftësive të tyre juridike, si dhe ka trajnuar personelin për ofrimin e shërbimit ndaj klientit.
Për të luftuar korrupsionin në sistemin gjyqësor shqiptar, Programi i USAID-it për Shtetin Ligjor punon me 10 gjykata pilote për të përmirësuar performancën dhe përgjegjshmërinë ndaj qytetarëve. Zyrat për informimin e publikut është njëra prej disa masave të përgjegjshmërisë të prezantuara prej USAID-it dhe shërbejnë si sportele me një ndalesë ku qytetarët kanë mundësinë të marrin me shpejtësi dhe me lehtësi dokumente prej gjykatës.