E Diel, 1 Nëntor 2026

Fuere: Zgjerimi i BE-së, nuk varet nga individët

Shkup -Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup Ervan Fuere deklaroi procesi i zgjerimit vazhdon dhe ai nuk varet nga qëndrimet e individëve në BE. “Gjithmonë është e kuptueshme kur kemi qëndrime të ndryshme nga persona të ndryshëm të cilët janë pjesë e BE-së, por asnjëri prej tyre nuk e vë në pikëpyetje qëndrimin e përbashkët të Këshillit të Ministrave”, deklaroi Fuere, i pyetur për deklaratat kontradiktore në raport me këtë politik të Unionit nga ana e përfaqësuesve të vendeve të ndryshme.

Ai tha se zgjerimi i BE-së në Ballkan varet nga shpejtësia e implementimit të reformave në secilin prej shteteve të këtij rajoni. (ina/start)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›