E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani e Madhe, ulet numri i prodhimit të makinave

Londër - Muaji mars shënon sërish ulje të prodhimit të makinave në Britaninë e Madhe. Këtë fakt e konfirmon vetë Shoqëria e Prodhuesve të makinave britanike, SMMT.

"Gjatë muajit mars, numri i veturave të prodhuara në vend ka rënë me 51,3 për qind në raport me një vit më parë, ku 75,1 për qind e veturave ishin të destinuara për eksport", deklaron SMMT-ja në një komunikatë.

Prodhimi i makinave industriale dhe makinave të tjera është ulur me 57,1 për qind në 8 074 njësi.

"Këto shifra tregojnë se është e nevojshme të merren vendime urgjente për të rritur kërkesën në industrinë e makinave dhe dhënia e kredive nga Britania e Madhe është hapi i parë i rëndësishëm për të kapërcyer këtë krizë që ka përfshirë këtë industri", thotë Paul Everitt, drejtor i përgjithshëm i SMMT.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›