E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi vizitë në Maqedoni

Shkup -Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka qëndruar për një vizitë private në Shkup, duke takuar liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe ate të Demokracisë së Re, Imer Selmani, në një drekë të përbashkët.Sipas agjencisë së lajmeve INA, kryeministri kosovar në axhendën e tij ka pasur edhe takime të tjera, të cilat nuk janë zbardhur nga Thaçi.

I pyetur se pse Maqedonia po shtyn vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, kryeministri Thaçi ka shtuar se “Maqedonia e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Ai ishte një hap i drejtë, ajo ishte një zgjidhje e mirë e mundshme midis dy popujve. Këto marrëdhënie do të rezultojnë me përparime tjera”.

Thaçi ka shtuar se duhet të krijohet një ambient i ri në rajonin e Ballkanit. Lidhur me raportet midis Maqedonisë dhe Serbisë, kryeministri kosovar ka theksuar se çdo përmirësim i marrëdhënieve midis shteteve është në interes të bashkëpunimit dhe stabilitetit. Kjo është vizita e dytë e kryeministrit Hashim Thaçi në Maqedoni me një axhende private dhe shumë të komentuar nga mediat për qëllimet e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›