E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sofje, hapet samiti për sigurinë energjetike

Sofje - Tridhjetë vende janë mbledhur në Sofje të Bullgarisë për të zhvilluar samitin e gazit, në të cilin do të diskutohet për sigurinë energjetike në Evropë.

Presidenti bullgar, Georgi Parvanov, bëri hapjen e samitit, në të cilin marrin pjesë vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, dhe nga një përfaqësues i Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Rusia përfaqësohet nga ministri i Energjisë, Sergei Chmatko, ndërkohë që kryeministri Vladimir Putin hoqi dorë nga pjesëmarrja.

Ky projekt u mbështet nga gjiganti rus ''Gazprom'' dhe ai italian ''ENI'', të cilët janë konkurrentë në projektin evropian ''Nabucco''.

Delegacionet do të insistojnë në ndryshimin e interkonjeksioneve për transportin e gazit drejt Evropës duke favorizuar projektet e vogla më pak të kushtueshme për t'iu përgjigjur sa më shpejt kërkesës për këtë burim energjie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›