E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, mbi 55 persona të vrarë nga një sulm kamikaz

Bagdat - Sulmet kamikaze vazhdojnë të godasin sërish kryeqytetin e Irakut. Policia e këtij vendi njofton vdekjen e të paktën 55 personave në një sulm të ndërmarrë sot në hyrje të një tempulli shit pranë Bagdatit.

Ky atentat pason dy të djeshmit në provincën Diyala, ku mbetën të vdekur mbi 90 persona. Sulmet e tilla po shtohen gjithnjë e më shumë ditët e fundit, duke ngjallur terror dhe panik tek popullsia vendase.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›