Fuere:Maqedonia lider i rajonit për liberalizimin e vizave
Maqedonia është lider nga vendet në rajon në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, deklaroi sot në Shkup, ambasadori i BE-së, Ervan Fuere. Diplomati i BE e vlerësoi lartë Qeverinë e Maqedonisë për përparimin që ka bërë në realizimin e pasaportave biometrike, sigurimin e dokumentave, menaxhimin doganor, të azilit dhe migrimit, etj. "Komisionet e ekspertëve do të vijnë në Maqedoni për ta vlerësuar situatën dhe përderisa Qeveria i realizon të gjitha reformat, KE do të jetë në gjendje, vendeve anëtare të BE-së tju paraqes lirimin e regjimit të vizave", deklaroi Fuere.
Ministria e Jashtme e Maqedonisë pret që në fillim të vitit 2009, KE-ja të inicojë procedurën juridike në Këshillin e Bashkimit Evropian për heqjen e vizave me Maqedoninë dhe hyrjen në fuqi të regjimit pa viza gjatë vitit 2009.