E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nights in Rodanthe në Millenium

Një romancë që përfundon me një tragjedi ndjenjash. Një dashuri që përfundon bukur, për të mos u realizuar kurrë. Një vdekje naive, që ndërpret gjithcka në celebrim të sajë. Ky është filmi "Netët në Rodon" ku Richard Gere,Diane Lane dhe Scott Glenn sjellin një lojë kinematografikë e një niveli të admirueshëm. Histori është mbrëselënëse dhe pamjet evajzës së vogël nëpër ëndrrat e asaj të rritur hapim bukur filmin, duke të mbërthyer aty. Adrienne Willis nje grua me nje jete kaotike,shkon ne qytetin Coastal në Rodanthe, në Outer Banks ne Karolinen e Veriut për të gjetur një shokë gjatë fundjavës. Ajo shpreson, që aty te gjejë qetësinë. Ajo është aq e dëshpëruar dhe ka nevojë të rimendoj konfliktet e saj me bashkëshortin, qe i kerkon te rikthehet ne shtepi. Lufta vazhdon dhe me vajzen se saj adoleshente, që kthen cdo vendim te saj. E pas ndodhish të shumta shfaqet në jetën e saj Dr. Paul Flanner, por ai nuk është në një fundjavë pushimi, por ne nje kriz koshience.Te dy kthehen ne nje person te vetem dhe kalojnë një fundjave magjike me emocione romance, që të ndryshojn jetën, e cila do të permbledh te gjithë vazhdimesinë e jetës se tyre. Është një film interesant me thyerje të forta emocionale. E kur mendon se gjithka ka arritur në vendin e vetë, pikërisht aty shuhet gjithcka duke të lënë në befasi. Filmi do të vazhdojë të jepët në kinema millennium për të gjithë publikun.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›