Shfaqet edicioni i 6-të i "Tre tenorëve"
U çel ne pallatin e kongreseve mbrëmja e gjashtë e "Tre tenorët" koncerti operistik që sjell zërat më përfaqësues të muzikës operistike mashkullore në Shqipëri. Në këtë traditë 6 vjecare tashmë, tre tenorët e vitit 2008 janë Adrian Xhema, Kastriot Tusha, Armando Kllogjri. Ishte një evenimet, i cili jo vetëm risolli "Tre tenorët" në skenë, por dhe të ftuar specialë që nga e famshmja soprano italiane Katia Ricciarelli dhe tenorin Francesco Zingariello. Gishtat e Genc Tukiqit luajtën sërisht në pallatin e kongreseve dhe ju dhane jetë tasteve, të cilat dëshmuan rikthimin e tij të radhës. Ramona Tullumani sopranoja shqiptare solli zërin eartë, që i kishte munguar kësaj skene. Formacioni i tenoreve eshte ndryshuar duke sjelle te njohurit si :Josif Gjipali, Kastriot Tusha, Adrian Xhema, Gaqo Cako, Agim Hushi dhe i fundit interpretues ishte tenori i ri, Armaldo Kllogjri. Koncerti qe u prezantua kete radhe, solli per here te pare ne kete treshe, tenorin Armaldo Kllogjeri. Ne skene jane interpretuar arie te ndryshme ne bashkepunim me Orkestren Filarmonike te Akademise se Arteve. Vitin e kaluar koncerti i tenorëve shqiptar u mbajt në Greqi dhe pati një sukses të padiskutueshëm dhe u analizua shumë nga kritika profesionale vendase. Repertori i këtij eventi që vjen për publikun në mbrëmjet speciale të fundvitit, solli këtë herë një repertor të vecantë dhe tjet shqiptar. Ishin tre tenorët që sollën sërisht ngjyrën klasike të muzikës në pallatin e Kongreseve duke realizuar një spektakët zërash, vlerash dhe kulturash. Nën drejtimin e dirigjentit Leonardo Quadrini, skenografisë së Attivisimo Doravetti, ton maestrit Edmond Cakalli, drejtorit artistik Ibrahim Madhit dhe produksionit të Edmond Tullumanit realizohet cdo vit një spektakël klasik, që sjell kulturën elitare të muzikës.