Fukushima, niveli i rrezikut njësoj si Çernobili
TOKIO- Kriza berthamore ne Japoni arrin kulmin. Nje dite pas termetit te fundit dhe pak me shume se nje muaj nga cunami apokaliptik, agjencia japoneze për siguri formalisht e ka rritur në shkallën maksimale, 7, nivelin e krizës bërthamore në centralin Daiçi në Fukushima. Ky eshte niveli me i larte i rrezikut, i barabarte me atë në Çernobil në vitin 1986.
Sipas shkallës ndërkombëtare, incidentet e nivelit 7 janë ato me “lëshim të madh të materieve radioaktive me efekte të gjera ndaj shëndetit dhe mjedisit”.
Vlerësohet se sasia e materieve radioaktive të lëshuara nga Fukushima është vetëm 10 përqind e asaj që u lëshua nga reaktori Çernobil në Ukrainë.
Pak kohe pas cunamit te 11 marsit, e njejta agjenci e ngriti ne 5 shkallen e rrezikut, nderkohe qe evakuimi i njerezve nga rrezja e rrezikut u shtua ne 30-50 km.