E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenda e fushatës, PS përplaset me Ndërtimoren

TIRANE- Ngritja e një tende për fushatën e zgjedhjeve të 8 Majit ne Tirane nga pjesetarët e forumit eurosocialist eshte bere shkak i nje tjeter perplasjeje dhe incidenti ne fushate. Kete radhe perplasja eshte spostuar nga periferia drejt qendres dh eka vene perballe te rinjte socialiste me inspektoriatin e ndertimit, qe e cileson ngitjen e tendes te paligjshem.

Ne vend kane shkuar deputetet e PS-se, Sajmir Tahiri, Besnik Bare e Eduard Shalsi te cilet kane debatuar ashper me kreun e ndërtimores në Tiranë, Adem Dollapi.

Sipas ketij te fundit, nuk behet fjale per nje tende te thjeshte por per nje ndertim te mirfillte. Te njejten gje ka deklaruar edhe kreu i Ndertimores, Erjon Softa. “Nuk është cadër elektorale, por konstruksion metalik, nuk lejojmë ndërtimet e paligjshme,- tha ai.

Sipas Bashkisë, nuk ka asnjë shkresë të Ndërtimorëve për pezullimin e punimeve, madje as kërkesë për dhënie informacioni, ndërsa këta të fundit pretendojnë të kundërtën.

Deputeti Sajmir Tahiri e ka cilesuar kete veprim shenjen më te freskët te panikut që ka kapur Berishën e Bashën, shenjen më te freskët te humbjes. “Kemi marrë leje për ngritjen e një tende provizore, nuk është ndërtim, është një tendë që do shpërngulet”- tha ai.

Situata ore pas ore eshte tensionuar, kur ne konflikt është përfshirë edhe policia bashkiake dhe deri në mbrëmje vonë, aty kanë qëndruar edhe deputetët socialiste.

Pak para mesnate inspektoriati kombëtar i ndërtimit është tërhequr por ende nuk është e qartë nëse ështe hequr dorë përfundimisht apo do të kthehen sërish sot për të kërkuar çmontimin e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›