Fule: 2012-a mund të jetë viti i mundësive për Shqipërinë

Stefan Fule
Stefan Fule, komisioner për zgjerimin dhe politikat e fqinjësisë duke folur në në samitin e 20-të për vendet e Ballkanit Perëndimor Miqtë e Evropës ka folur për suksesin e arritur në dy dekadat e fundit.
Duke folur për Shqipërinë, Fule vlerësoi konsensusin e arritur mes qeverisë dhe opozitës. Jam inkurajuar nga hapi deçiziv në Shqipëri për realizimin me konsensus të një numri reformash. Inkurajoj mazhorancën dhe opozitën që të mbështeten tek një dialog politik konstruktiv dhe të krijojnë një moment të ri për integrimin në BE. 2012, më në fund, mund të jetë viti i mundësive, është shprehur komisioenri për zgjerimin.
Ndërsa në përgjithësi për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ai theksoi;
Zhvillime pozitive:
a) stabilitetin politik dhe ekonomik
b) forcimin e zbatimit të ligjit dhe
c) zbatimi i të drejtat themelore dhe të drejtat e minoriteteve.
Problemet për të zgjidhur:
1- forcimin e institucioneve politike,
2- përfundimin e reformave në sistemin e drejtësisë,
3- luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit,
4- garantimin e lirë dhe të shprehurit, dhe
5- krijimi i një ekonomie me rritje të qëndrueshme.
Kroacia është i pari vend i Ballkanit Perëndimor që anëtarësohet në BE, Parlamenti Evropian sot aprovoi anëtarësimin e saj. Ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia kanë statusin kandidat, Shqipëria dhe Serbia janë në pritje të marrjes së statusit ndërsa Kosova dhe Bosnje Hercegovina mbeten ende me perspektivë.
Florenc Stafa