Prokuroria merr në pyetje deputetin Sajmir Tahiri për 21 janarin
Share
Deputeti socialist, Sajmir Tahiri, është marrë në pyetje gjatë ditës së sotme nga prokuroria për ngjarjet e ndodhura më 21 janar, ku humbën jetën edhe katër persona. Tahiri është pyetur në lidhje me organizimin e protestës nga ana e PS-së.
Pas marrjes në pyetje, Tahiri është shprehur se, tregova gjithçka pashë për atë që ndodhi më 21 janar. Ne si parti jemi të gatshëm të kontribuojmë për zbardhjen e 21 janarit dhe krimeve që ndodhën atë ditë.
Ndërkohë, në prokurori nuk është paraqitur ende asnjë prej përfaqësuesve i policisë apo Ministrisë së Brendshme, për të dëshmuar për vrasjet i që ndodhën më 21 janar.