Hountis takohet me Berishën e Ruçin, mbështetje për vizat
Autori i Lajmit: Redaksia
Raportuesi i PE për Shqipërinë, Nikolaos Hountis, vlerëson përpjekjet e vendit tonë në proceset e integrimit evropian dhe garanton se do të japë gjithë mbështetjen e nevojshme që procesi për heqjen e vizave të realizohet sa më parë.
Si në takimin e zhvilluar me kryeministrin Berisha dhe në atë me kryetarin e Asamblesë së Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, çështja e vizave dhe kriza politike kanë qenë në qendër të diskutimeve. Nga ana e tij kreu i qeverisë e njohu raportuesin me ecurinë e reformave dhe arritjeve të qeverisë shqiptare gjatë kësaj periudhe, në veçanti në kuadër të përpjekjeve për anëtarësimin në BE dhe liberalizimin e vizave. Ndërkaq, në takimin e realizuar me kryetarin e Asamblesë së Partisë Socialiste, raportuesi i PE është informuar rreth krizës politike në vend. Ruçi theksoi se PS ka ndërmarrë të gjithë hapat konkretë për zgjidhjen e krizës duke thyer bojkotin dhe duke propozuar nisma ligjore dhe vendimmarrëse.
Ky lajm është publikuar: 31/03/2010