Sirianët bombardojnë një shkollë në Damask

Një predhë mortaje ka shpërthyer në një shkollë në periferi të kryeqytetit sirian, Damask, ku humbën jetën 29 nxënës dhe një mësues. Agjencia shtetërore siriane, SANA, ka fajësuar për sulmin rebelët.
Bomba shpërtheu në shkollën al-Batiha në kampin al-Ëafideen, rreth 25 kilometra në verilindje të Damaskut. Në kamp jetojnë rreth 25 mijë persona që u zhvendosën nga zona e Golanit gjatë luftës së vitit 1967 midis izraelit dhe Sirisë.
Incidenti ndodhi gjatë një kohe kur periferia e Damaskut është kthyer në një zonë luftimesh midis trupave siriane dhe rebelëve opozitarë. Javët e fundit, rebelët kanë zgjerua territorin që kanë nën kontroll duke iu afruar gjithmonë e më shumë kryeqytetit. Që nga dita e enjte, në Damask janë zhvilluar luftimet më të ashpra që janë parë këto 4 muaj./.Indeksonline/