E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule: Bojkoti është antievropian, vizat, OK

Rozeta Rapushi
Shqiperia po ecen ne rrugen e duhur per liberalizimin e vizave, por bojkotet parlamentare nuk duhet te kene vend ne politiken demokratike, ne menyren se si zbatohet ne Bashkimin Evropian. Nderkohe qe rruga ne vazhdim ne politiken ne Parlament, duhet te udhehiqet nga respekti per Kushtetuten dhe transparenca. Mesazhi i qarte, u dha dje gjate takimeve me Presidentin Bamir Topi dhe Kryeministrin Sali Berisha dhe kryeparlamnentaren Topalli, nga Komisioneri i Bashkimit Evropian per Zgjerimin dhe Politiken e Fqinjesise, Stefan Fule. Pas takimit koke me koke me kreun e qeverise, Fule vleresoi permbushjen nga Shqiperia te pyetjeve te pyetesorit per statusin e vendit kandidat. "Fakti qe ju po i permbushni dhe plotesuat te gjitha pyetjet e pyetesorit te Komisionit Evropian, tregon per zhvillimin e ketij vendi, qe eshte nje detyre jo e lehte. Por ne qender te perpjekjeve tona dhe fokusin e opinionit tone per Shqiperine, do te jene permbushja e kritereve te Kopenhagenit, qe jane te drejtat e njeriut dhe lirite", tha Fule. Ai vleresoi angazhimin e Kryeministrit dhe qeverise per nje lufte me zero tolerance kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, nderkohe qe theksoi se ne opinionin qe do pergatitet per Shqiperine, do te vleresohen veprat konkrete jo vetem angazhimi. "Shqiperia ka bere shume perparim kohet e fundit ne venien jete te udhezimeve te Komisionit Evropian per liberalizimin e vizave. Muajin qe vjen koleget e mi do te paraqesin vleresimin dhe nje propozim konkret qe Parlamenti Evropian te veproje ne baze te vleresimit te tyre. Kriteri i pare i vleresimit do te jete situata aktuale politike, debati politik qe zhvillohet ne Parlament", shtoi Fule. Nga ana e tij, kreu i qeverise Berisha e siguroi se Shqiperia eshte e gatshme qe te nenshkruaje cdo marreveshje me vendet anetare ne BE per luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. "Vleresoj deklaraten e bere nga Fule se ceshtja e ngercit politik, duhet te zgjidhet ne respekt te plote me kushtetuten dhe transparences. Kam bindjen se Kushtetuta dhe transparenca jane plotesisht te pajtueshme. Vendi i ka te gjithe instrumentet e shtetit ligjor, per te vepruar ne perputhje me kushtetuten dhe transparencen", theksoi Berisha. Gjate takimit me kreun e shtetit, Komisioneri Fule vuri ne dukje faktin se bojkotet nuk kane vend ne demokracine evropiane. "Bojkotet parlamentare nuk kane vend ne politiken demokratike ne menyren se si zbatohet ne Bashkimin Evropian. Rruga ne vazhdim duhet te udhehiqet nga dy parime themelore demokratike: respekti per Kushtetuten dhe transparenca. Ne interes te vendit te tyre dhe te perspektives se integrimit evropian, lideret politike te Shqiperise duhet te perballen tani me kete sfide ne menyre konstruktive dhe ne frymen e Bashkimit Evropian", theksoi ai. Presidenti Topi, vleresoi rinisjen e dialogut politik mes paleve ne Kuvend dhe theksoi se ekzistojne te gjitha mundesite qe zgjidhja te vije ne menyre institucionale dhe ne funksion te demokracise dhe te interesave te qytetareve shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›