E Diel, 1 Nëntor 2026

"Zgjedhjet, stop presionit ne administrate dhe biznes"

Ambasadori gjerman, Bernard Borchardt ben apel qeverise dhe Parlamentit te marre masa per te eliminuar praktikat e presionit mbi punonjesit e administrates dhe bizneseve para zgjedhjeve te ardhshme lokale, 2011. Te tilla parregullsi jane verejtur nga misioni i vezhgues i OSBE/ODIHR ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009 dhe jane denuar me force nga nderkombetaret. Ambasadori gjerman pershendeti dje fillimin e nje projekti te financuar nga ambasada qe ai drejtoj me teme: "Roli i politikes dhe administrates shteterore ndaj punonjesve gjate fushates elektorale te 28 qershorit 2009". Duke iu referuar raportit te OSBE/ODIHR i cili verejti parregullsi gjate zgjedhjeve te 28 qershorit" Borchard tha se kritikat qendrojne ne presionin mbi punonjesit e administrates publike, ne udhezimet e dhena nepunesve te Sherbimit Publik per pjesemarrje ne aktivite partiake. "Presioni arriti deri ne kercenimin per pushim nga puna te atyre qe refuzuan ta merrnin pjese ne aktivitete politike", tha Borchard duke shtuar se i njejti presion ishte verejtur dhe ndaj bizneseve private ne menyre qe keto te financonin partite politike. "Ato biznese qe nuk pranuan te beheshin pale dhe te financonin, u bene objekt i kontrollit te organeve tatimore. Keto jane konkluzione teper kritike dhe ne kete pike do te doja t'i theksoja me force", nenvizoi ambasadori. "Kritika nuk i drejtohet vetem nje partie te vecante por te gjitheve pushtetareve ne nivel lokal e kombetar. Ky fenomen tejet problematik, nuk duhet te kete vend ne nje shtet demokratik dhe anetar te NATO-s. I bej thirrje Parlamentit dhe qeverise shqiptare qe te marre masa ne menyre qe te eliminoje praktika te tilla ne kohen e duhur perpara zgjedhjeve", theksoi Borchardt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›