E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat, opozita lajmeron kthimin ne rruge per voten

Opozita i rikthehet protestave. Paralajmerimi dhe qendrimi u be dje publik nga kryetari i Grupit socialist, Gramoz Ruci dhe deputetet e tjere, menjehere pasi Kuvendi miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor per zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit. Nje hetim, qe nuk prek aspak hapjen e kutive te votimit apo numerim te votave, kerkesa e pakthyeshme e PS-se. "Populli t'i dale per zot fatit te tij, ne do jemi bashke me te", tha Ruci, duke paralajmeruar protesta ne mbare vendin me te njejtin argument, transparencen per votat. Po keshtu edhe deputeti Erjon Brace, tha ne mbyllje te seances, se opozita do te rikthehet ne protesta ne rruge, si e vetmja zgjidhje qe ka per transparence. Opozita ka nisur protestat menjehere pas qendrimit te qeverise dhe maxhorances, per te mos hapur kutite. Madje keto veprime u shoqeruan edhe me nje bojkot gjashte mujor te deputeteve te PS-se ne Kuvend. PS tashme premton se nuk do te terhiqet nga ky qendrim per sa kohe qe maxhoranca nuk pranon ne asnje rast transparence, qofte edhe per hapjen e kutive te materialeve zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›