Pozite-opozite, 12 ore debat dhe sherr per Hetimin
Rozeta Rapushi
Per 12 ore rresht deputetet debatuan ne seancen e djeshme plenare per ceshtjen e hapjes se kutive te votimit. Deputetet e Partise Socialiste, vijuan kerkesen per transparence dhe hapje te kutive te votimit. Ne nje kohe kur maxhoranca e prere nuk pranon nje fakt te tille. "Vetem transparenca do ta nxirrte vendin nga kriza qe e ka perfshire. I bej thirrje kryeministrit Sali Berisha qe te hape kutite, se eshte ne interesin e tij ta beje nje gje te tille", kerkoi deputetja socialiste, Ermelinda Meksi. Po keshtu, edhe deputeti socialist, Alfred Dalipi, tha se kutite duhet te hapen sa me pare. "Ky eshte Parlamenti i Ruzhdijes dhe po ta kujtoni si Sudja edhe Ruzhdija kane nje burre, Kryeministrin", tha Dalipi, duke paralajmeruar protesta me te ashpra dhe mbrojtjen e kauzes nga PS deri ne fund. Por sipas maxhorances, socialistet po heqin dore nga berja e opozites vetem sepse Edi Rama nuk eshte ne Kuvend. "Po ju terheq jashte Parlamentit sepse Edi Rama nuk eshte vete ne liste. Ngerci nuk eshte politik, eshte ne Partine Socialiste", u kunderpergjigj demokrati, Gazmend Oketa. Debatet vijuan gjate gjithe dites se djeshme dhe jo pak here socialistet kercenuan per protesta te medha. "Ne do ta vijojme jashte kesaj salle betejen tone dhe ju meqe nuk terhiqeni do ta keni shume te veshtire qe te na ndaloni. Askush nuk do te mund tju mbaje me ne pushtet", kercenoi Pirro Lutaj. Nga ana tjeter, deputeti Fatos Beja, tha se dihej se ky do te ishte fati i nismave antikushtetuese te Partise Socialiste. Sipas tij, nismat e PS-se nuk meritonin te kalonin aspak ne seance plenare. "Ne e dime se kush jane defektet e zgjedhjeve dhe Komisionin ta ngreme per rekomandimet e OSBE/ODIHR, zbatimin e tyre. Hajdeni te rregullojme dhe te permiresojme zgjedhjet e ardhshme. Mos e baltosni Kuvendin", tha Beja. Nderhyrje u bene edhe nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila tha se opozita nuk kerkon transparence te zgjedhjeve, sepse ne te kundert, do ta kishte votuar tashme ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar per te hetuar zgjedhjet e 28 Qershorit. Sipas saj, Kuvendi nuk mund te dale mbi vendimet e gjykatave dhe aq me pak te beje nje gjyq kunder komisionereve socialiste.