E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule: Eshton, ndërmjetësuese në bisedimet Kosovë-Serbi

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikë të jashtme dhe siguri, Ketrin Eshton është e gatshme që të marrë përsipër rolin kryesor në vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dialogu do të jetë në nivel të lartë politik krahasuar me bisedimet e mëparshme.
 

Deklarata është bërë nga Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian Stefan Fule. Sipas tij Bashkimi Europian e ka gati strategjinë për vazhdimin e dialogut dhe se ekzistojnë sinjale të mira si dhe një gatishmëri nga ana e Eshton. Stefan Fule, ka thënë gjithashtu se kusht për Serbinë është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, e jo njohja e saj, njofton Tanjug.
 

"Shefat e shteteve të BE-së në dhjetorin e kaluar kanë nxjerrë përfundime të qarta për zhvillimin e dukshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Kosovën, përkatësisht për normalizimin e tyre e jo për nevojën e njohjes", citon Tanjug të ketë thënë Fule për gazetarët në Bruksel.
 

Ndaj deklaratës së Martin Schultzit ka reaguar edhe kryeministri serb Ivica Daçic i cili ka thënë "se askush në Bruksel nuk e ka përmendur pavarësinë e Kosovës, e as Schultz", ka përfunduar ai.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›