Rompuj: Zgjidhni emrin për të arritur qëllimet

Numri një i Këshillit të BE-së Herman Van Rampuj deklaroi se Maqedonia mund të arrijë qëllimet e saj për integrimin evropian vetëm pasi të zgjidh çështjen e emrit me Greqinë. Këtë porosi Rompuj e bëri pas takimit me presidentin Gjorge Ivanov në Bruksel, i cili me këtë rast theksoi se Bashkimi Evropian është i gatshëm për të shtyrë procesin e integrimeve përpara por nëse vendi përmbush detyrat dhe kriteret e nevojshme. Presidenti Ivanov nga ana tjetër theksoi se shpreson që deri në fund të vitit vendi të mund të marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në, si dhe kërkoi ndihmën e funksionarit evropian në kapërcimin e bllokadës greke.
“Theksova rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për procesin e anëtarësimit. Prandaj i inkurajoj të dyja vendet të gjejnë një zgjidhje të përbashkët të pranueshme. Bashkimi Evropian mbetet e përkushtuar plotësisht në ardhmërinë evropiane të IRJM-së dhe e përshëndes mbështeten e fuqishme publike të vendin për anëtarësim në BE. Prandaj jam i bindur se qëllimin do ta arrini pasi të zgjidhni çështjen e emrit. Bashkimi i Evropian është i gatshëm për të ndihmuar por është detyra e secilit shtet të përmbush detyrat dhe kriteret e nevojshme. Shpresoj se të gjitha vendet e rajonit, përfshirë vendin tuaj z. President se do të vazhdojnë në rrugën drejt BE-së. E ardhmja e vendit tuaj është në Evropë”, deklaroi Herman Van Rampuj, Kryetar i Këshillit të BE-së.
“Qëllimi ynë është që deri në fund të vitit të marrim datën për fillimin e bisedimeve pasi kjo do të jetë porosi e fuqishëm edhe për shtetet e tjera që e kanë rrugën evropiane në agjendën e tyre. Treguam se presim që Bashkimi Evropian, të bëjë gjithçka që mundet që së bashku t`i realizojmë qëllimet, pasi nga kjo do të ketë dobi i gjithë rajoni por edhe fqinji ynë. Pasi do të fitojë një fqinj me standarde, kritere dhe parime evropiane. kjo politikë bllokadash të cilën e kemi dhe e ndjejmë më së mirë nuk jep rezultate nuk kontribuon që rajoni ynë ta përjetojë agjendën e ardhmërisë evropiane. Prandaj kërkova angazhimin personal e Kryetarit Rompuj që të kapërcehen këto bllokada që kemi kaq shumë vite, dhe përfundimisht t marrim atë që e meritojmë as më shumë e as më pak nga ajo që kanë marrë shtetet tjera që kanë pasur statusin e tij”, tha Gjorge Ivanov, President i Maqedonisë.