E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgaria shtyu hyrjen në Eurozonë

Bullgaria ka shtyrë planet për t`u bashkuar me Eurozonën për shkak të përkeqësimit të situatës ekonomike në Bashkimin Europian dhe pasigurisë për të ardhmen e tij.
 

Siç deklaroi Ministri i Financave i Bullgarisë rregullat e lojës gjithmonë ndryshojnë dhe anëtarësimi në Eurozonë do të jetë "shumë i rrezikshëm”. "Njerëzit tanë duan të dinë, mos do duhet të shpëtojmë ne dikë ", tha zyrtari.
 

Më parë një deklaratë e ngjashme erdhi nga autoritetet polake. Sipas fjalëve të tyre, Varshava do të bashkohet me Eurozonën vetëm pasi të zgjidhen problemet e borxheve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›