Gjermani, nderohen viktimat e masakrës olimpike

Nderohen sot në Gjermani viktimat e sulmit terrorist vdekjeprurës kundër sportistëve izraelitë në Lojërat Olimpike në Munih, para 40 viteve.
Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe zyrtarët gjermanë dhe izraelitë, ceremoni e cila është zhvilluar në një bazë ajrore afër Mynihut.
Më 5 shtator 1979, një grup palestinezësh të armatosur, sulmoi ekipin olimpik të Izraelit, duke i marrë peng dhe duke kërkuar lirimin e të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.
Ky sulm përfundoi me dështim të operacionit të shpëtimit nga ana e forcave gjermane të sigurisë dhe për pasojë u vranë 11 izraelitë dhe një polic gjerman.
Megjithë gjakderdhjen, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik vendosi për vazhdimin e lojërave në Mynih, për të demonstruar se terroristët nuk duhet të lejohen të triumfojnë.