Fule: Partitë në Shqipëri duhet të kuptojnë se integrimi është proces i përbashkët (sondazh)

Stefan Fule
Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule ka bërë që qartë gjatë prezantimit të paketës së zgjerimit 2011 se maxhoranca dhe opozita në Shqipëri duhet të kuptojnë se integrimi është një proces i përbashkët.
Fule u bëri thirrje dy liderëve kryesore që të tejkalojnë keqkuptimet personale dhe të nisin bashkëpunimin për integrimin e vendit në BE. Ai shtoi se qeveria duhet t’i krijojë kushtet opozitës që edhe ajo të bëhet pjesë e procesit.
Progresi i Shqipërisë është penguar nga progresi politik dhe nga zhvillimet më të fundit në vend. Ka pasur sinjale pozitive së fundmi se palët politike duan të kenë një bashkëpunim. Është e domosdoshme të rindërtohet ky bashkëpunim për të arritur sukses drejtë integrimit në BE. Të gjitha palët në Shqipërie të tejkalojnë keqkuptimet personale dhe të jenë të afta të krijojnë kushtet drejtë integrimit për të pasur një proces të përbashkët drejtë integrimit, deklaroi Fule në konferencën për shtyp.
Kosova
Qëndrimet e ndryshme mbi statusin e Kosovës mbeten pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve kontraktuale mes BE-së dhe Kosovës. BE mbështet preskeptivën e saj evropiane.
Mali i Zi
Ka punuar fort vitin e kaluar. Kemi parë progres të vërtet në të . Propozojmë që edhe për Malin e Zi të hapen negociata. KE është e sigurt që Mali i Zi do të bëjë një punë të mirë.
Serbia
Serbia ka arritur progres në fusha të rëndësishme në opinionin tonë për të qenë anëtare e BE, për të marrë statusin e vendit kandidat. Negociata me Serbinë duhet të hapen shumë shpejt.
Turqia
Vazhdon të jetë një shtet kryesore sa i takon BE. Procesi i negociatave nuk ka ecur shumë këtë vit. Besoj se ka ardhur momenti për të krijuar kushtet për një Turqi të re sa i takon marrëdhënieve të saj dhe procesit të integrimit.
Maqedoni
Rekomandojmë hapjen e negociatave. Ka pasur pak progres vitin e kaluar. Pak progres sa i takon administratës publike, korrupsionit. Edhe një vit tjetër nuk duhet humbur duhet të ketë sukses në të gjitha fushat.
Bosnje Hercegovina
Kanë vijuar reformat në sistemit politik, Edhe duhet bërë shumë punë për ta sjell vendin pranë BE-së. Po presim që nga zgjedhjet e vitit të kaluar për të sjellë një qeveri të re në status shtetëror.
Islanda
Si vend anëtarë i EEA (Zonës Ekonomike Evropiane) dhe zonës së Shengenit, një pjesë e madhe e legjislacionit është përputhur me atë të BE-së.
SONDAZH
Note: There is a poll embedded within this post, please visit the site to participate in this post's poll.