E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD merr drejtimin e këshillit në Bashkinë e Patosit

Bashkia Patos

Partia Demokratike ose Aleanca për Qytetarin  në këshillin bashkiak të Patosit merr shumicën dhe drejton tashmë këtë këshill me 15 vota. Kjo ka ardhur si rezultat i kalimit të dy këshilltarëve të majtë nga krahu këshilltarëve të Aleancës për Qytetarin Kjo ka ndodhur paraditen e së mërkurë në mbledhjen e radhës të këtij këshilli.

Mbledhja e këshillit bashkiak në Patos qysh në fillimet e saj ka filluar me debate. Kjo ka ardhur pasi ajo nuk ka filluar me rendin e ditës por ka marrë një tjetër drejtim për shkak të një votëbesimi të kërkuar nga të djathtët të cilët kanë kërkuar votëbesimi për kryetarin e zgjedhur nga koalicioni Aleanca për të Ardhmen, Bahri Abedinaj. Pas zgjedhjeve të 8 majit raporti i këshilltarëve ishte 13 nga PD dhe 12 nga PS ndërsa në mbledhjen e sotme të këtij këshilli 2 anëtarët nga e majta Muhamet Zhulali dhe Astrit Hoxha kaluan në krahun tjetër.

Kjo ka sjellë ndryshimin e drejtimit të mbledhjes së sotme ku të majtët kishin mbas kësaj rrjedhje 10 këshilltarë. Ndërsa nga të majtët nuk është pranuar një veprim i tillë dhe kane kërkuar 15 minuta pushim ndërkohë të djathtët kanë qëndruar në sallën e mbledhjes.

15 anëtarët e djathtë kanë vijuar normalisht procesin e votimit duke shkarkuar kryetarin e mëparshëm të zgjedhur me shumicë votash, përfaqësuesin e PS, Bahri Abedinaj dhe duke vendosur në krye të këshillit përfaqësuesin e PD, Agush Aliaj me 15 votat e anëtarëve të djathtë të këshillit bashkiak dhe pa pjesëmarrjen në votim të të majtëve. Ne mbledhje ishin të pranishëm prefekti i qarkut Fier, Bujar Hasaj dhe deputeti i qarkut të Fier nga PD, Enkeled Alibeaj.

K.Thana

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›