Fule: Për vizat nuk ka kritere politike shtesë
03/06/2010 Komisionari për Zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fule, ka deklaruar se institucionet përgjegjëse për liberalizimin e vizave nuk kanë shtuar asnjë kriter politik. “Përsa i përket Komisionit Europian, ju e dini që Udhërrëfyesi, është e qartë se ne nuk i kemi ndryshuar rregullat e lojës, nuk kemi shtuar asnjë kriter politik shtesë dhe Komisioni i qendron rekomandimit të tij të qartë se detyrat e mbetura po bëhen nga të dy vendet (Shqipëria dhe Bosnja) dhe nga pikëpamja e Komisionit nuk ka asnjë pengesë për qytetarët e këtyre vendeve që të shijojnë rregjimin e vizave. Tani i takon Parlamentit Europian dhe Këshillit të Ministrave”, tha Fule. Në lidhje me kapërcimin e ngërçin politik në Shqipëri, ai tha se do ishte një gjë pozitive.